INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermal Mamaqi e pyet nëse ka kryer operacione plastike, Zajmina Vasjari shtang publikun me përgjigjen e saj[FOTO]

Ermal Mamaqi e pyet nëse ka kryer operacione plastike, Zajmina Vasjari shtang publikun me përgjigjen e saj[FOTO]

Publikuar më: 09:32 25-03-2018

E kush nuk është kurioz të zbulojë më shumë për bukurinë e vajzave të showbizz-it dhe kur vjen fjala për vajzat seksi si Zajmina Vasjari interesi padyshim që shtohet dhe më shumë.

Ka nga ato bukuroshe që nuk e pranojnë që kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale për të përmirësuar imazhin e tyre por ja që ka dhe nga ato si Zajmina që nuk e kanë fare problem këtë pjesë.

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin “Xing” dhe moderatori Ermal Mamaqi e ka pyetur këngëtaren për operacionet plastike, ndërkohë që Vasjari e pranoi edhe njëherë ndërhyrjen që ka bërë duke shtuar se asnjëherë se ka mohuar.

“Unë mund të jem një nga të vetmet që në momentin e parë që kam bërë ndërhyrje e kam pranuar, por ti nuk je i informuar”, është shprehur Zajmina.

cfv_w.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037357807159424