INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermal Mamaqi bën shakanë pa kripë me Alketën për Pirron, por menjëherë pendohet dhe e fshin

Ermal Mamaqi bën shakanë pa kripë me Alketën për Pirron, por menjëherë pendohet dhe e fshin

Publikuar më: 09:28 17-04-2018

Duke qenë se është aktor humori, Ermal Mamaqi mundohet ta trajtojë gjithçka me humor. Por herën e fundit e kuptoi edhe vetë që e teproi.

Aktori dhe moderatori ironizoi një deklaratë të bërë nga Alketa Vejsiu në programin ‘Në kurthin e Piter Pan’ gjatë kohës sa e kishte të ftuar Pirro Çakon.

Pasi e konsideroi kantautorin si baba shembull, pikërisht ky fragment është shkëputur nga Mamaqi për të bërë shaka.

‘Alketa i thotë Pirro Çakos në emision : Je shembull për të gjithë baballarët që na ndjekin.

Pirro,i divorcuar dhe ka 10 vjet që pi kafe te blloku vetëm me goca të reja. Sa tha këtë Alketa, ma fiku Ami televizorin. Dhe nuk më lë të shoh më kshu emisionesh’ – është shprehur në postimin e bërë Ermali të cilin e fshiu menjëherë më pas.

Article Logic
Execution time: 0.0036470890045166