INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erion Veliaj reagon për përplasjen tek Bregu i Lumit, puna po bllokohet nga politikanët e llastuar

Erion Veliaj reagon për përplasjen tek Bregu i Lumit, puna po bllokohet nga politikanët e llastuar

Publikuar më: 13:29 17-04-2019

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas përplasjes tek Bregu i Lumit. Ai akuzoi opozitën me argumentin se po tenton të bllokojë ndërtimin e Bulevardit.

Veliaj deklaroi se politikanët e llastuar dhe të fortët e politikës shqiptarë nuk mund të bllokojnë ndryshimin.
“Ju e dini fare mirë, ky është një qytet që ka vështirësitë e veta. Teksa flasim, po ecim me punimet per tek pjesa e fundit e Bulevardit të Ri, por ka ende fëmijë teveqelë e te llastuar politikanesh dhe të fortësh të politikës shqiptare, që i bëjnë rezistencë ndryshimit, por ndryshimi do vijë. Edhe i paevitueshëm. Në mos do e sjellim ne, do e sjellë dikush që vjen pas nesh. Po më mirë ta sjellim ne që e kemi në dorë, sesa t’ia lëmë gjithmonë si gjobë një gjenerate tjetër”, tha Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0038909912109375