INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erion Kristo: Lëvizja studentore dështoi, kryeministri u ndezi ''zjarrin'' në shtëpi pedagogëve, disa prej tyre s’e meritojnë emrin që mbajnë! [VIDEO]

Erion Kristo: Lëvizja studentore dështoi, kryeministri u ndezi ''zjarrin'' në shtëpi pedagogëve, disa prej tyre s’e meritojnë emrin që mbajnë! [VIDEO]

Publikuar më: 17:03 23-01-2019

Erion Kristo, apo legjenda siç ka dëshirë ai ta thërrasin, ishte i ftuari i ditës së sotme në emisionin e mëngjesit “Kafein”, për të komentuar së bashku me moderatorin Flavio Qarri situatën aktuale në vend.

Për moderatorin e njohur dhe aktivist në lëvizjet qytetare, protesta e studentëve si lëvizja më e komentuar deri tani në rrjetet sociale, ka dështuar.

Arsyeja? Kristo e ka një përgjigje:

“Qeveria e spostoi zjarrin nga kryeministria drejt fakulteteve, duke ua lënë zjarrin në shtëpi pedagogëve.

Tashmë janë këta të fundit që janë hedhur në grevë”, u shpreh ai.

I pyetur nga moderatori Flavio Qarri, nëse e mbështet grevën e pedagogëve, “legjenda” me sarkazëm shprehet se “ata që deri dje nuk u ndjenë për protestën e studentëve, sot s’kanë edhe ata ujë të lahen”.

Sipas tij, mes pedagogëve ka emra që s’e meritojnë këtë titull, sikurse ka dhe të tjerë që e kryejnë detyrën më së miri për edukimin e rinisë.

Kristo tha se greva e pedagogëve erdhi pas presionit të Kryeministrit Rama për të bërë vetingun në arsimin e lartë.

“Qeveria do u fusë softin, do i bëjë hardsoft”, tha me tone sarkastike Erion Kristo.

Por pakënaqësia e tij si qytetar nuk është vetëm ndaj qeverisjes aktuale dhe propagandës së saj që e krahason me aparatin e propagandës së ish-diktatorit Enver Hoxha.

Kristo shprehet i pakënaqur dhe me opozitën. Gjithsesi për të protestat janë të mira sepse në çdo rast i shërbejnë demokracisë, edhe kur ndizen dhe kur fiken nga opozita.

Për më tepër ndiqni intervistën e plotë:

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.007194995880127