I ftuar në emisionin "Express Rozë", ish-konkurrenti i "Përputhen", Eri Aga deklaroi se Ana Kauri është e lidhur me një djalë që prej tre vitesh. Po ashtu, ai e konsideroi si vajzën më të shtirur të programit.
“Më fake ka qenë Ana2. Kuptohej që ishte e lidhur jashtë emisionit. Kur futej në studio, as nuk të fliste as nuk të pershëndeste. As nuk i hante fare, pastaj bënte si e mirë, qeshte. Ana është e lidhur që prej dy-tri vitesh me një djalë. Këto vijnë në “Përputhen” veç për famë”, tha Eri.
Kësaj deklarate i është përgjigjur së fundmi Ana, teksa një ndër ndjekësit e saj e ka pyetur nëse akuzat e Erit janë të vërteta.
“Njerëzit për të marrë vëmendje çfarë nuk thonë për të tjerët… Janë të lirë të bëjnë lajme për aq kohë sa fitojnë ndjekës”, ka shkruar ajo.









11 Dec 2025 





