INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

ERE, si të zbulosh problemet e sahatit elektrik?[VIDEO]

Publikuar më: 14:58 26-09-2017

Të gjitha dyshimet për mbifaturime të energjisë elektrike tashmë mund të verifikohen lehtësisht. Enti Rregullator i Energjisë ka hartuar një plan ku përcaktohet mënyra si procedohet për paraqitjen e një kërkese shqyrtimin e saj dhe afatet e njoftimit kur klienti dyshon në saktësinë e të dhënave të aparatit matës të energjisë elektrike.

Fillimisht duhet të dërgohet një kërkese në zyrat e Operatorit të Rrjetit si dhe çdo institucioni tjetër përgjegjës për verifikim. Operatori përgjegjës duhet të paraqitet për të bërë verifikimin jo më vonë se 5 ditë pune nga paraqitja e kërkesës. Paraprakisht klienti njoftohet me shkrim për orën dhe datën e kryerjes së këtij verifikimi që të jetë prezent.
Nëse gjatë verifikimit të matësit elektrik, konstatohen parregullsi apo defekte merr masa të menjëhershme për riparimin dhe zëvendësimin e pajisjeve, në të cilat është ndërhyrë dhe përllogaritet dëmi ekonomik i shkaktuar nga ndërhyrjet e paligjshme.
Ndërsa rastet kur verifikimi i i matësit është bërë me kërkesë të klientit dhe gjatë verifikimit të matësit nuk konstatohen pasaktësi, atëherë shpenzimet e verifikimit paguhen nga klienti që ka paraqitur kërkesën. Kjo masë ka hyrë në fuqi ndaj çdo konsumator që ka dyshime mund të nisë procedurat e verifikimit.

Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711