INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdogan kërkon referendum për ndërprerjen e negociatave me BE-në

Erdogan kërkon referendum për ndërprerjen e negociatave me BE-në

Publikuar më: 10:06 05-10-2018

Presidenti Rexhep Taip Erdogan deklaroi se shumë shpejt mund të zhvillojë një referendum në lidhje me çështjen e futjes së Turqisë në Bashkimin Europian.

Ai deklaroi se është irrituar nga ky proces, duke theksuar se zvarritja e tij është bërë nga paragjykimet kundër myslimanëve.

Erdogan tha se do të jetë një votim i drejtpërdrejtë i qytetarëve të vendit, që do të vendosin nëse Ankaraja do të vijojë negociatat për aderimin në BE, apo do t’i ndërpresë përfundimisht ato duke qenë se ky proces vijon që prej vitit 2005.

“Është 2018 dhe BE janë ende duke na pritur”, tha Erdogan në një forum në Stamboll.

“Ne duhet t’u drejtohemi 81 milionë qytetarëve tanë, t’i pyesim dhe të shohim se çfarë vendimi do japin ata 81 milionë njerëz”, tha ai duke iu referuar elektoratit të Turqisë.

Erdogan ka akuzuar prej kohësh shtetet anëtare të BE-së për të kultivimin e një ndjenje anti-myslimane, duke thënë se blloku është i shqetësuar në perspektivën për të pasur një vend me shumicë mysliman si anëtar.

Vendet e BE-së, veçanërisht Gjermania, kanë kritikuar Turqinë dhe Erdoganin pas grushtit të shtetit të ndodhur në vitin 2016.

Article Logic
Execution time: 0.0043289661407471