INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdogan kërcënon BE: Do hap kufijtë që refugjatët të dynden në Evropë

Erdogan kërcënon BE: Do hap kufijtë që refugjatët të dynden në Evropë

Publikuar më: 13:01 25-11-2016

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar se Turqia mund të hapë kufijtë e saj dhe refugjatët do të derdhen në të gjithë në Evropë , nëse BE-ja voton ndalimin e negociatave për anëtarësim e vendit në union.

“Nëse Europa e ekzagjeron me vendimet e saj, do të lejojmë që refugjatët të kalojnë kufirin drejt vendeve të Bashkimit Europian” kështu u shpreh presidenti turk Erdogan duke kërcënuar sërish se do të prish marrëveshjen e arritur në mars të këtij viti mes Ankarasë dhe Brukselit .

Është ky reagimi i ashpër i presidentit vetëm një ditë pasi Parlamenti Europian ngriu bisedimet për anëtarësimin e Turqisë në BE. 479 deputetët votuan ditën e djeshme pro ndalimit të bisedimeve afatgjata për anëtarësim e Ankarasë në BE,  në një seancë plenare në Strasburg, për shkak të shqetësimeve rreth shtypjes pas grushtit të shtetit në korrik, shkruan “The Independent”.

“Më dëgjoni mirë, nëse shkohet më tej, kufijtë do të hapen. Nuk e keni trajtuar njerëzimin në mënyrë të ndershme. Nuk jeni shqetësuar për njerëzit në mënyrën e duhur. Nuk i morët fëmijët kur vinin në brigjet e Mesdheut. Jemi ne që po ushqejmë rreth 3.5 milionë refugjatë. Ju nuk i mbajtët premtimet. Kur 50 mijë refugjatë mbërritën në Kapikule
(kufiri mes Turqisë dhe Bullgarisë) ju nisët të thërrisnit: “ Cfarë do të bëjmë nëse Turqia hap kufijtë” “,”shtoi presidenti turk .

Në mars të këtij viti Ankaraja dhe Brukseli nënshkruan një marrëveshje ku Turqia do të angazhohej të mbante në territorin e saj emigrantët që drejtoheshin drejt Europës e në këmbim do të merrte 6 miliardë ndihma.

Por nga ana tjetër që në fillim të akordit qeveria e Ankarasë ka kërkuar edhe liberalizmin e vizave për shtetasit turq.

Ndërsa vendimi i djeshëm mesa duke i shton tensionet mes BE dhe Presidentit, ku shtetet anëtare vlerësuan se ngrirja e bisedimeve ishte rrjedhojë e masave të ashpra të ndërmarrë në vend pas dështimit të grushtit të shtetit masa që cënonin demokracinë dhe liritë themelore.

Article Logic
Execution time: 0.0038609504699707