INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Erdhi Nokia 3310. Në Angli shitjet do të nisin në muajin Qershor [VIDEO]

Publikuar më: 14:41 03-05-2017

Të pasionuarit pas telefonit Nokia 3310 nuk do të duhet të presin gjatë pasi, ai do jetë i disponueshëm në treg muajin e ardhshëm. Jo pak spekullime kanë qarkulluar rreth datës së daljes në shitje të celularit të shumëpritur, që kur u njoftua nxjerrja e tij ne treg në Kongresin Botëror të Telefonave , mbajtur në Barcelonë, Spanjë. Një zëdhënës i prodhuesit tha në atë kohë që telefoni do të dilte në shitje gjatë tremujorit të dytë të vitit.  Faqet online të dyqaneve të shitjes me pakicë të teknologjisë në Angli kanë kanë filluar të marrin porositë pasi kanë njoftuar se celulari do të ofrohet në mes të muajit qershor.  Faqja e internetit gjithashtu ka rritur çmimet nga 41 paund në 59.99, paund duke përfshirë TVSH-në. Celulari nuk do të funksionojë në SHBA.  Nokia 3310 i ri, me një pamje të shkëlqyeshme i cili është një homazh për dizajnin e  origjinal, u zbulua për herë të parë më 27 shkurt.

Article Logic
Execution time: 0.0039160251617432