INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdhi nga Amerika! Do t’i rindërtojë shtëpinë, në shenjë mirënjohje familja e prekur nga tërmeti i “dhuron” Bebe Rexhës një…[FOTO]

Erdhi nga Amerika! Do t’i rindërtojë shtëpinë, në shenjë mirënjohje familja e prekur nga tërmeti i “dhuron” Bebe Rexhës një…[FOTO]

Publikuar më: 18:24 02-12-2019

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ishte në Bubq ku vizitoi familjen e Musa Dacit, të cilës do t’i rindërtojë shtëpinë e prishur nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjatë një deklarate për mediat, Bebe u shpreh se është krenare që ka gjak shqiptar. Ajo shtoi se tani është koha që të gjithë të bëhemi bashkë.

“E gjitha që dua të them tani më e mira është çdokush të japë donacionin e tij. Nëse ju nuk ndihmoni askush tjetër nuk ndihmoj. Doja ta shihja me sytë e mi. Doja ta ndjeja dheun nën këmbët e mia dhe të kuptoja çfarë po ndodh”, u shpreh Bebe.

REXIT.jpg

 

Ndërkohë në shenjë mirënjohje, Musa Daci i dha këngëtares një portokall. Në një postim në “Instastory”, Bebe e vlerësoi gjestin e tij dhe u shpreh se ky portokall shkon për të gjithë ata që kanë ndihmuar që shtëpia e tij të rindërtohet.

Article Logic
Execution time: 0.0031239986419678