INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdhi fundjava dhe keni bërë plane?! Prisni! Shikoni motin më parë... Nuk është ashtu siç e prisnit

Erdhi fundjava dhe keni bërë plane?! Prisni! Shikoni motin më parë... Nuk është ashtu siç e prisnit

Publikuar më: 16:28 15-06-2018

Teksa ditën e djeshme shirat janë rikthyer në vendin tonë, të gjithë jemi kurioz të dimë sesi do të jetë fundjava. A do të ketë shi? Apo, mund të shkojmë në plazh?

Sipas Meteoalb, moti sot vijon me kthjellime dhe vranësira të cilat në mesditë sjellin shira në Veri-Qendër por pasditja lokalizon shirat në Qendër dhe zonat Lindore.

Vonë në mbrëmje shirat largohen nga pjesa më e madhe e vendit. Fundjava mbetet me kthjellime dhe vranësira gjatë orëve të paradites por vranësirat fuqizohen në pjesën e dytë të ditës duke sjellë shira afatshkurtër thuajse në të gjithë vendin të shtunën dhe kryesisht në zonat Lindore ditën e diel.

Temperaturat sot paraqiten me rënie të lehtë duke shënuar maksimalisht 29°C ndërsa fundjava sjell rritje graduale të temperaturave duke ngjitur maksimumin në 32°C.

Article Logic
Execution time: 0.0036370754241943