INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erand Sojli tregon arsyet: E vërteta pse u largova nga Shqipëria [FOTO]

Erand Sojli tregon arsyet: E vërteta pse u largova nga Shqipëria [FOTO]

Publikuar më: 14:19 25-05-2017

Është përfolur në media për largimin përfundimtar të aktorit të humorit nga Shqipëria, ai tregon si qëndron e vërteta bashkë me arsyet.

Gjithçka ka filluar me një urim të mikut të tij Dashnor Diko në Facebook, i cili e ka përshëndetur me fjalët: “Erand miku im i shtrenjtë, të uroj udhëtim të mbarë drejt kontinentit të bekuar USA, Zoti jua bëftë dritë familjarisht”. Kaq ka mjaftuar që menjëherë thashethemet të përhapen nëpër media dhe portale të ndryshme. Megjithatë, largimi i tij nuk do të jetë i përhershëm. Vetë Erandi ka treguar për xing.al se arsyeja për të cilën është larguar për Festivalin e Filmit, pjesë e të cilit do të jetë edhe filmi “Brava – The Lock”. Pikërisht tek ky i fundit, që është një realizim në familje, luan aktori i njohur, bashkëshortja e tij si dhe vajza e çiftit, Greta. Në fund Erandi bën me dije se kjo nuk është as hera e parë, dhe as e fundit: “Do të kthehem pas 3 muajsh, siç bëj çdo verë, prej 15 vitesh tashmë”. 

bravaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.00223708152771