INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Era Istrefi, Erion Veliaj e shumë personazhe VIP ishin surpriza e ditëlindjes së Rita Orës!

Era Istrefi, Erion Veliaj e shumë personazhe VIP ishin surpriza e ditëlindjes së Rita Orës!

Publikuar më: 15:29 29-11-2020

Më 27 nëntor këngëtarja Rita Ora festoi ditëlindjen e saj të 30-të dhe në rrjete sociale nuk munguan urimet e shumta.

Mbrëmjen e djeshme, autorja e hitit “Hot right now” ka ndarë me ndjekësit videon që familjarë, miq dhe kolegë kishin përgatitur për të.

Rita shihet e ulur në shtëpinë e saj kur në televizor shfaqet videomesazhi, në të cilin çdo person ka bërë urimin e tij.

Të parë shfaqen prindërit e këngëtares, më pas Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj, Era Istrefi e shumë personazhe të njohur si Shawn Mendes, Sam Smith, Liam Payne etj.

Videoja surprizë e ditëlindjes!! ?

Ekipi im më befasoi me këtë video për ditëlindjen time këtë javë dhe unë qava nga gëzimi dhe lumturia !!!! Nuk mund ta besoj se kam qarë kaq shumë!

Unë jam shumë mirënjohëse për të gjithë miqtë dhe familjen time për të gjithë mbështetjen që më kanë dhënë gjatë 30 viteve të fundit të jetës sime !!! Mu desh të shkurtoja të gjitha mesazhet e bukura, por unë jam aq mirënjohëse për të gjithë ata që dërguan mesazhet e tyre, ju e dini kush jeni dhe unë kurrë nuk jam ndjerë kaq e rrethuar me dashuri. Shpresojmë se ne mund të festojmë së bashku një ditë, të lumtur dhe të shëndetshëm.

Faleminderit të gjithëve që më bënë të ndihem kaq mirë dhe fansave të mi veçanërisht, ju dua shumë !! Për 30 vitet e ardhshme !!!!!

 

Article Logic
Execution time: 0.0038599967956543