INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Era Istrefi, Dua Lipa dhe Cardi B u bënë bashkë në Instagramin e Diplo dhe mund të themi se jemi emocionuar më shumë se ato vetë [FOTO]

Era Istrefi, Dua Lipa dhe Cardi B u bënë bashkë në Instagramin e Diplo dhe mund të themi se jemi emocionuar më shumë se ato vetë [FOTO]

Publikuar më: 15:37 10-02-2019

Mbrëmjen e kaluar të gjithë këngëtarët e artistët tanë të preferuar u mblodhën në një party "pre-Grammy", duke festuar të gjithë për mbrëmjen madhështore që do të mund të shijojmë sot.

Sigurisht nuk mund të ishim më krenarë se kaq pasi aty ishin dhe këngëtaret me origjinë shqiptare, Era Istrefi, Rita Ora, Dua Lipa dhe bebe Rexha, duke mos harruar se këto dy të fundit janë nominuar në kategorinë "Best New Artist". 

Emocionet që po përshkojnë vajzat shqiptare janë sigurisht të paimagjinueshme, por dhe ne që i ndjekim sigurisht që ndihemi po aq krenarë për to, e madje dhe më shumë kur i shohim në të tilla evenimente së bashku. 

Ka qenë pikërisht Diplo ai i cili me anë të Instastories ka bërë bashkë Dua Lipën, Cardi B dhe Era Istrefin. 

Dj i njohur ka postuar fillimisht një video të duas ku mesa duket e ka kapur "mat" teksa ajo këndonte një këngë të Cardi B, krahë të dashurit të saj Isaac Carew, teksa i ka bërë tag dhe reperes. 

Më pas Diplo ka ripostuar një foto të Era Istrefit ku duken së basgku dhe kanë pozuar para kamerës. 

Epo nuk mund të emocionoheshim më shumë kur shohim vajzat me origjinë shqiptare mes emrave të muzikës botërore. 

diplo.jpg

diplooo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035891532897949