INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Era Istrefi bashkëpunim me Nicki Minaj?

Era Istrefi bashkëpunim me Nicki Minaj?

Publikuar më: 12:14 11-04-2016

Nënshkrimi i konktratës me Sony Music, ishte një sukses i padiskutueshëm për këngëtaren me stilin e veçantë.

Por vajza e hitit “BoBon” nuk kënaqet me kaq. Suksese të tjera priten. Burime të sigurta afër këngëtares kanë thënë për “Prive”  se Ultra Music  është në kontakt me reperen amerikane, Nicky Minaj, për të realizuar një bashkëpunim me Erën. Nëse do të arrijë të realizohet, ky do të ishte bashkëpunimi i dytë i reperes amerikane me një shqiptare, pas atij me Bebe Rexhën në “No broken hearts”.

Ndryshimi është që kjo e fundit është me origjinë shqiptare, ndërsa Era është një “produkt” tërësisht shqiptar dhe kjo e bën edhe më emocionuese çështjen. Pas fshirjes së “Bon bon” dhe rikthimit të saj nën logon e Ultra Music, pritet që Era të publikojë edhe versionin anglisht të hitit që i solli suksesin e ëndërruar. Ndërkaq, jemi në pritje të bashkëpunimit Era- Nicky që nëse ndodh, do ta bënte këngëtaren një tjetër ambasadore të vlerave dhe krenari të shqiptarëve kudo në botë. Go Era!

Article Logic
Execution time: 0.0035948753356934