INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Era e fortë përmbys kamionët në Lezhë [FOTO]

Era e fortë përmbys kamionët në Lezhë [FOTO]

Publikuar më: 14:26 23-02-2019

Erërat e forta sollën probleme të shumta në Lezhë. Një kamion i ngarkuar me polisterol u përmbys në rrugë mbi urën e Lumit Mat. Fatmirësisht, nuk pati pasoja në njerëz.

Nga erërat e fuqishme pati edhe dëme të tjera në tabela dhe pemë gjatë autostradës Lezhë-Milot. Një familje e përbërë nga 8 anëtarë ka shpëtuar mrekullisht në Lezhë pasi era u ka prishur çatinë ndërsa ata po flinin.

Ndërkohë, si pasojë e motit të keq ka probleme të furnizimit me energji elektrike në shumë zona të Lezhës.

Si pasojë e erës së fortë një pemë ka rënë në mes të rrugës për në Elbasan, në Ibë duke ndërprerë për pak kohë qarkullimin.

3.PNG

2.PNG

1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936