INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Era e fortë dhe rrebeshet e shiut nuk mbaruan, ja kur do të kemi sërish mot të mirë

Era e fortë dhe rrebeshet e shiut nuk mbaruan, ja kur do të kemi sërish mot të mirë

Publikuar më: 13:16 20-09-2019

Rrebeshet e shiut dhe stuhitë e forta të erës do të vijojnë edhe ditën e sotme, teksa një ditë më parë shkaktuan jo pak probleme në disa qytete të vendit. “Meteoalb” ka njoftuar se dita e sotme do të vijojë me vranësira të shpeshta, shoqëruar me rrebeshe e stuhi në zonat jugore dhe juglindore.

Një mot i tillë me vranësira të shpeshta do të vijojë edhe përgjatë fundjavës, të cilat do të shtrihen në të gjithë vendin. “Meteoalb” parashikon një kthjellim të motit në gjithë vendin nga dita e mërkurë e deri në fund të muajit.

“Orët vijuese paraqiten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat ne zonat jugore-juglindore do të sjellin rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere. Fundjava karakterizohet nga moti i kthjellet dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin. Përsa i përket javës tjetër sërish pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë shira në të gjithë vendin, më të dendura gjatë ditës së martë. Që nga dita e mërkurë dhe deri në fund të muajit do të ketë ri-kthim te kthjellimeve në territor.

Temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të ulëta gjatë këtij episodi 3-4 ditor KU vlerat minimale do të zbresin deri në 8⁰C gradë C NDERSA maksimalet do të luhaten nga 29 apo 30⁰C. Era do të jetë e fortë gjatë këtyre ditëve duke arritur shpejtesinë deri në 60 km/h duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të lartë deri 6 ballë”, thuhet në njoftimin e “Meteoalb”.

Article Logic
Execution time: 0.0034558773040771