INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Epike! Nga “Ehaaa” te “jam NANA”, Këto janë shprehjet qesharake shqiptare që u kthyen hit në internet [FOTO]

Epike! Nga “Ehaaa” te “jam NANA”, Këto janë shprehjet qesharake shqiptare që u kthyen hit në internet [FOTO]

Publikuar më: 22:28 10-05-2018

Me siguri i keni përdorur të paktën njëherë në jetë!

Për t’u bërë një personazh i famshëm duhet shumë punë, njohje, akses në media dhe sigurisht talent.

Por ka mjaft personazhe të njohur që në një kohë interneti si kjo e sotmja, kanë fituar famë gabimisht falë shprehjeve tipike që sot i karakterizojnë.

“Djali i ehaaaaa”

ehaa.png


Djali nga Dibra u bë i famshëm nga halli pasi kishte mbetur në dëborë, me përgjigjen që i dha gazetares së “Fiks Fare”, që prej videos së bërë publike dhe virale më pas në rrjetet sociale. I bezdisur nga pyetja, ai e mbylli bisedën me një “ehaaaaa” me të cilën qeshim edhe sot e kësaj dite. Pas kësaj videoje ai nuk është dukur më, pavarësisht kërkesës së disa nga prezantuesve shqiptarë për ta pasur në studio dhe për ta intervistuar.

“Për një pllëm”

pplem.png


Tragjedia familjare e kësaj zonje u kthye në hit në internet për shkak të një pëllëmbe. Nusja ishte larguar nga shtëpia duke lënë bashkëshortin dhe djalin 6 vjeç, por arsyeja e largimit, e sqaruar me mjaft kërshëri nga vjehrra, na bëri të gjithëve të qeshnim me të madhe një vit më parë. Sipas zonjës, nusja ishte larguar nga shtëpia se kishte ngrënë VETËM një “pllëm”.

“Pushooo”

blend.jpg


Edhe pse kanë kaluar më shumë se 4 vjet, që nga maji i 2013-ës, batuta e famshme e Blendi Fevziut me Artan Lamen, mes një tensioni të pazakontë në “Opinion”, nuk është harruar nga publiku. Madje, “Pusho, pushooo” është kthyer në një shprehje të zakonshme, e cila përdoret shpesh në jetën e përditshme duke kujtuar gjithnjë temperamentin e Blendi Fevziut me shkop në dorë.

“Jam nonaaa”

nannn.jpg


Të gjithë vdesin pak të thonë për veten që “jam i pari”, apo “jam njësh”, por jo më shumë se taksisti i famshëm i Instagramit, që ka risjellë shprehjen më të famshme të momentit: “Jam nona”, ose “Kam terezi, s’kam terezi”. Video e tij është bërë meme dhe parodi në rrjetet sociale dhe nuk ka njeri që nuk e njeh.

“O Dhurata si i thonë asaj”

ene.png


Meqë jemi në ethet e Eurovizionit, vështirësia me anglishten e Eneda Tarifës gjatë konkurrimit në festivalin evropian, u kthye në hit në internet 2 vjet më parë. Pasi u përpoq për disa minuta të gjejë një fjalë, Eneda i kërkoi ndihmë shoqërueses (Dhuratës) në mes të intervistës.

“Neve vijmë nga Greqia”

telek.jpg


Një vajzë që sapo kishte ardhur nga Greqia, u pyet për statusin e saj dhe faktin nëse i pëlqen të jetë në lidhje apo beqare. Dhe sigurisht vajza që nuk ia kishte idenë e përgjigjes që duhet të jepte, i tha që nuk e dinte se sapo kishte ardhur nga Greqia. /cna.al

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003896951675415