INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Epike! Këto VIDEO ku këto këngëtare shqiptare imitojnë kolegët e tyre nuk duhet t'i humbisni!

Epike! Këto VIDEO ku këto këngëtare shqiptare imitojnë kolegët e tyre nuk duhet t'i humbisni!

Publikuar më: 23:05 05-03-2019

Kemi parë shumë nga yjet botërorë të imitojnë njëri-tjetrin, ku vlen të përmendet Shakira është ajo që imitohet më shumë, por edhe Britney Spears nuk ngelet mbrapa. Ndër ata artistë që marrin përsipër të imitojnë kolegët e tyre është Ariana Grande e cila i 'qan me lot' këto imitime. Mirëpo edhe ne kemi artistët shqiptarë që 'PO' edhe ata dinë mjaft mirë të imitojnë, madje deri në detaje. Emisioni Fun Day me moderatore Fatma Methasani ka treguar disa nga këto momente epike të personazheve VIP, siç mund t'i shihni më poshtë:

Fifi imiton Ronela Hajatin

Këngëtarja e njohur Fifi na ka zbuluar se përveç se ka një zë të mrekullueshëm, di të imitojë mjaft mirë si një aktore e vërtetë.
Një nga këngët më të pëlqyera të festivalit ‘Kënga Shqiptare’, ishte balada ‘Vuj’ e Ronela Hajatit duke marrë çmimin si përformanca më e mirë dhe me të drejtë, pasi që Ronela përcolli plot emocion tek publiku.
Ndërsa, mikja e saj, Fifi përmes një video të postuar në llogarinë e saj Instagram, ka imituar në mënyrë të përkryer perfomancën e Ronelës.

Fifi imiton Encën dhe Noizy

Fifi ka qenë e ftuar edhe ne Fun Day më parë ku me spontanitetin që e karakterizon imitoi disa nga kolegët e saj si Encën dhe Noizy-n por edhe disa artistë të tjerë.

Ronela Hajatin imiton Bleona Qeretin

E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” ishte Ronela Hajati, asaj ju kërkua nga Ermali të imitonte disa këngëtare shqiptare dhe një ndër to ishte Bleona Qereti. Ronela imiton Bleonën kur këndonte këngën

“Adoleshenca”. Vlen të thuhet se është një imitim mjaft i arrirë dhe i pëlqyer nga publiku.

Adelina Berisha imiton Xhensila Myrtezajn

Gjithashtu këngëtarja e njohur Adelina Berisha ka qenë e ftuar në ‘Prive’, ku tregoi se ka aftësinë për të imituar koleget e saj.
“Shpesh edhe në sheshxhirime kam ndaluar sepse më kanë kërkuar të imitoj Xhensila Myrtezain”,-u shpreh këngëtarja dhe vazhdoi me imitimin e një fraze nga njëra prej këngëve të koleges.
Mjafton ta dëgjoni për të kuptuar ngjashmërinë e jashtëzakonshme që ka zëri i saj dhe i Xhensilës.
Vlen të thuhet se videoja origjinale tashmë është fshirë dhe arsyen nuk e dimë! Mbase nuk i ka pëlqyer Xhensilës, nuk e ka pëlqyer Adelina si intervistë, por dimë të themi se intervista nuk gjendet në YouTube.

Këto momente i shi shihni në  videon më poshtë në minutën 28:31.

Article Logic
Execution time: 0.0024499893188477