INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Enxhëll kërkoi të rikthehej në “Love Story”, Saimiri merr këtë VENDIM [VIDEO]

Enxhëll kërkoi të rikthehej në “Love Story”, Saimiri merr këtë VENDIM [VIDEO]

Publikuar më: 13:30 28-01-2021

Këtë të hënë në “Love Story”, Suela ishte vajza që nuk mori trëndafil nga Saimiri, por pak përpara këtij momenti në ekran është shfaqur Enxhëll, vajza që vendosi krejt papritur të vetë eleminohej nga ky spektakël.

Ajo e kishte menduar dhe e penduar për veprimin e nxituar, vendosi ti kërkonte Saimirit që ta rikthente sërish në spektakël.

Lidhur me këtë kërkesë nga Enxhëll dhe video mesazhit të saj, Saimiri ka deklaruar në një intervistë për “Daily love story” se nuk e kuptoi ikjen e saj, pasi ata të dy po kalonin shumë mirë.

Ai thotë se ata të dy kishin takime shumë të bukura dhe ajo nuk kishte përse të ikte, ndërsa sa i takon videomesazhit të saj, Saimiri thotë se është si një karusel ndjenjash dhe as vetë ai nuk e di se çfarë të mendojë dhe se çfarë është e drejtë.

Duket se akoma ai është i pavendosur lidhur me Enxhëll dhe ndoshta vendimin e tij përfundimtar do ta japë të hënën që vjen në spektaklin e rradhës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034430027008057