INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Enisa, këngëtarja shqiptare, vijon rrugën drejt suksesit, publikon klipin e “Burn This Bridge” [FOTO / VIDEO]

Enisa, këngëtarja shqiptare, vijon rrugën drejt suksesit, publikon klipin e “Burn This Bridge” [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 21:01 23-11-2016

Këngëtarja e talentuar shqiptare u “ka thënë” mirupafshim, këngëve cover të këngëtarëve më të njohur si Justin Timberlake, Adele, Sia, dhe ka vijuar rrugën drejt majave me klipin më të ri të këngës së saj “Burn This Bridge”. Vetë Enisa është autorja e tekstit, ndërkohë që videoklipi në të cilin artistja 20 vjeçare “largohet” nga New York për të mos u kthyer më siç thotë në tekst “I ain’t never coming back, është realizuar nga Lena Melnik, dhe duhet ta pranojmë që duket shumë bukur.

Enisa është akoma pa një label, por zëri i saj impresionues ka bërë që shumë media të mëdha ta mbështesin atë, mjafton të përmendim Billboard dhe iHeartRadio.

Kot nuk thonë që gjërat e bukura vijnë dalëngadalë! 

Article Logic
Execution time: 0.0031909942626953