INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eni Çobani preket nga vrasja e gjyqtares Hafizi: O burrë “vrave” dhe fëmijët e tu!

Eni Çobani preket nga vrasja e gjyqtares Hafizi: O burrë “vrave” dhe fëmijët e tu!

Publikuar më: 14:01 01-09-2017

Gjyqtarja Fildeze Hafizi u vra dje nga ish- bashkëshorti i saj Fadil Kasemi.
Lidhur me këtë ngjarje makabër ka reaguar edhe avokatja Eni Cobani. Përmes një postimi në rrjete sociale Eni e ka cilësuar ‘burrë të paburrë” ish bashkëshortin e gjyqtares, dhe se burgu për të është shumë pak.
“Të jesh grua në këtë vend duhet të jesh e fortë, trimëreshë duhet të kalosh dhe forcën e burrit që ti bësh ballë jetës.Nuk flisja dot dje nga dhimbja që ndjeva por sot fjalët me dalin plot mllef dhe revoltë për ate burrë të paburrë, që ngre doren e shkrep armën për ti marr jetën një gruaje, një nëne, një vajze nëne duke lënë pas dy fëmijë me lot në sy dhe me zemër të vrarë. Ti mor mashkull i paburrë nuk vrave vetëm një grua, por vrave së pari dy fëmijët e tu duke i lënë pa nënë. Për ty dhe për ca si ty burgu është pak se unë nuk mund ta mendoj dot të jetosh ti me taksat tona dhe të vdesë ajo që i shërbente këtij vendi. Fjalët janë pak por duhet që ky vend të reagoj dhe ne si nëna na del një detyre e madhe që djemte tanë përpara se ti shkollojmë në shkollat më të mira të botës ti edukojmë për ti bërë njerëz të mirë dhe qytetarë të denjë. Të qoftë dheu i lehtë mikja ime dhe fëmijëve të tu i ke lënë pasuri emrin tënd të mirë e plot dashuri,” ka shkruar Eni në postimin e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211