INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eneda Tarifa u kthye në lajm dite pas rrëzimit, por tani inatin e ka me mediat...shihni sa shumë na ka sharë e mallkuar [FOTO]

Eneda Tarifa u kthye në lajm dite pas rrëzimit, por tani inatin e ka me mediat...shihni sa shumë na ka sharë e mallkuar [FOTO]

Publikuar më: 16:50 24-03-2018

Mbrëmjen e djeshme Eneda Tarifa ka kaluar disa momente të sikletshme, teksa ka qenë e pranishme në jurinë e “The Voice Kids”.

Aksidentalisht këngëtarja e njohur shqiptare është rrëzuar në momentin kur po zbriste shkallët për të përqafuar Denisin, njërin prej konkurentëve më të talentuar të “The Voice Kids”. Gjithçka ka qenë live dhe situata e sikletit që ajo ka kaluar nuk është lënë pa u parë nga Audienca.

E gjithë kjo skenë e papritur ndodhi Live, ndërsa Eneda u shpreh se ishte syri i keq çfarë e bëri të rrëzohej, situatë që u mundua ta kalonte me humor.

Duke marrë shkas nga ky aksident, kjo ngjarje u kthye në lajm dite, në shumë portale informative, gjë që e nervozoi shumë Enedën.

Ç’është e vërteta gjuha e përdorur nga këngëtarja nuk është aspak e këndshme , ajo ka përdorur një gjuhë të vrazhdë madje ka cituar edhe disa nga fjalët e Kryeministrit, si për shembull kazan.

“Vazhdon kazani i mediave shqiptare, zjen e zjen e nuk ka të sosur... Po plaçi që vend o ju plastë bomba në dorë. Se mbi të gjitha jeni edhe të pasaktë” – është shprehur Eneda, e cila vazhdon – “Mirë që na ka mbytur injoranca mediatike dhe dashakeqe por të paktën jini koherent se nuk përkojnë faktet me ngjarjet dhe figurat. Pupupu... Turp i kombit. Portalet e llapaqenët e këtij vendi janë TURP.”

-640-0-5ab64c27665ce.jpg

Siç e shikoni ofendimet dhe mallkimet kanë qenë të pranishme thuajse në të gjithë statusin që Eneda ka postuar në Instagram. Duket qarë që ky status i referohet incidentit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në skenën e “The voce Kids”, për të cilën shkruan të gjitha mediat.

Article Logic
Execution time: 0.0036571025848389