INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ende pa u publikuar kënga e Elvana Gjatës thonë se e fiton ajo këtë vit festivalin e RTSH, flet Alketa Vejsiu: Ja ç'ju siguroj për vendin e parë [FOTO]

Ende pa u publikuar kënga e Elvana Gjatës thonë se e fiton ajo këtë vit festivalin e RTSH, flet Alketa Vejsiu: Ja ç'ju siguroj për vendin e parë [FOTO]

Publikuar më: 20:29 12-11-2019

Edicioni i 58-të i Këngës në RTSH, këtë vit i është besuar dyshes Vera Grabocka-Alketa Vejsiu.

Ende pa filluar, u ngritën shumë akuza dhe pretemdime se fituesi është paracaktuar.

Pas këtyre akuzave, së fundmi ka reaguar vetë Alekta .

Ajo ka vendosur të marrë mendimin e ndjekësve të saj në Instagram, mbi atë çka ata presin të shohin këtë vit në festival. Përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instastory, moderatorja i është përgjigjur jo vetëm fansave por edhe akuzave në drejtim të saj.

‘Presim të shikojmë korrektësi. Që besojmë se do të ketë sa të jetë në duart e tua’, ka shkruar njëri nga ndjekësit, ndërsa Alketa ia kthen: ‘Patjetër! Fitore me meritë!’.

75233598_526621257889713_4623980306477613056_n.png

Një ndjekës tjetër ka sugjeruar që festivali të ketë meritokraci.

‘Të siguroj për këtë’, është përgjigjur Alketa, duke dhënë një përgjigje kështu për të gjithë ata e akuzuan publikisht ‘pazare’ me këngëtarët dhe përcaktimin e fituesit, që në fazat e para të përgatitjeve.

73458904_425178015068701_834505093276499968_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033800601959229