INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ENCA rrëfehet publikisht, tregon momentet e mira dhe të këqija që i ndodhën së fundmi: Rashë sërish në dashuri…

ENCA rrëfehet publikisht, tregon momentet e mira dhe të këqija që i ndodhën së fundmi: Rashë sërish në dashuri…

Publikuar më: 10:34 30-09-2020

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia ,është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale. Së fundmi këngëtarja ka zgjedhur të rrëfejë me fansat dhe ndjekësit e saj disa momente që ka përjetuar gjatë muajve të pandemisë së Covid-19. Në disa Instastory që ka bërë në rrjetet sociale Enca ka treguar momentet e bukura por edhe të këqija. Ajo thotë se jeta është piano ku ka ditë të bardha dhe të zeza.

“Mesazhet tuaja më bën të përlotem. Jam duke i lexuar të gjitha dhe po përpiqem t’ju përgigjem aq sa mundem. Faleminderit që keni ndarë momentet tuaja të mira dhe të këqija. Unë preferoj që të ndaj vetëm momentet e mia të mira në Instagram, sepse dua që të ndajë vetëm pozitivitet dhe të mbaj mend momentet e bukura, por jeta nuk ka vetëm nga momentet e mira. Kështu që ndonjëherë mendoj se duhet t’i normalizojmë edhe ditët e këqija. Mendojeni jetën si piano ka ditë të bardha dhe të ditë të zeza. Jeta është një piano’ – thotë Enca.

Këngëtarja i ka thënë të gjitha në ‘rrëfimin’ e saj, ku dhe ka treguar se është e dashuruar. Ndërkohë shton se këto muaj i kanë ndodhur shumë gjëra jo të mira pasi ka humbur disa miqë por edhe punën për shkak të pandemisë së Covid-19.

Sipas saj, kujtimet e mira janë: “Premiera e filmit, eksperienca e parë e madhe si aktore, turneu i filmit në Evropë, emocione të reja. Më shumë kohë për veten time, miqtë dhe familjen për shkak të pandemisë. Ndërtova një shtëpi muzikore, duke prodhuar vetë muzikë. Publikova një hit të madh. Kalova pushime verore të mrekullueshme. Rashë sërish në dashuri”.

Sakaq, kujtimet e këqija të saj janë: “Babai im u nda nga jeta. Më është copëtuar zemra nga miqtë dhe lidhja romantike. Humba miqtë fals. M’u desh të ndaloja aktivitetet e mia dhe ngela thuajse pa punë për shkak të pandemisë dhe politikës. Theva këmbën dhe bëra një ndërhyrje kirurgjikale dhe më duhet të pushoj për disa muaj”.

a-7.jpg

 

cccc-1.jpg

b-4.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.002769947052002