INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Enca publikon foton me yllin latin, por ai dhe pornostarja e njohur kanë diçka për t’i thënë, ja si reagon këngëtarja [FOTO]

Enca publikon foton me yllin latin, por ai dhe pornostarja e njohur kanë diçka për t’i thënë, ja si reagon këngëtarja [FOTO]

Publikuar më: 12:07 29-07-2018

Mbrëmjen e së premtes Daddy Yankee e elektrizoi sheshin Skënderbej me performancën e mbajtur në koncertin që u ndoq nga mijëra qytetarë. Madje këngëtari puerto rican i gëzoi të gjithë kur bëri shqiponjën me duar dhe u shpreh i lumtur për vizitën në Shqipëri.

Në të njëjtin koncert, këndoi edhe Enca e cila u shfaq si gjithnjë shumë seksi dhe e ndezi atmosferën. Dje Enca ka publikuar disa foto me Daddy Yankee ku shfaqen duke biseduar e qeshur me njëri-tjetrin.

Në një nga fotot këngëtarja dhe Daddy Yankee po përqafohen. “Ishte kënaqësi të të kisha në Tiranë dhe të performoja në të njëjtën skenë me ty. Energjia jote ishte e mrekullueshme. Zoti të bekoftë”, shkruan Enca.

Në këtë kolazh fotosh ka komentuar edhe pornostarja e njohur Kendra Lust e cila njihet për shoqërinë me Encës së cilës i ka shkruar një emoji me duart e ngritura lart ndërsa Enca ia ka kthyer me një zemër. Në këto foto ka komentuar edhe vetë Daddy Yankee i cili ka shkruar flamurin e Puerto Ricos, një trëndafil dhe flamurin shqiptar.

 ddtr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038080215454102