INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emrin e Yll Limanit e paskemi ngatërruar të gjithë, ja si qëndron e vërteta

Emrin e Yll Limanit e paskemi ngatërruar të gjithë, ja si qëndron e vërteta

Publikuar më: 13:34 26-12-2025

I ftuar në emisionin “Ndryshe”, ka qenë artisti i njohur Yll Limani. Në këtë intervistë ekskluzive në Top Albania Radio ai ka zbuluar shumë detaje jo vetëm sa i përket muzikës, albumit më të ri por edhe nga jeta personale dhe lidhjet. Këngëtari nuk u rezervua aspak me përgjigjet e tij të sinqerta.

Në fillim të intervistës artisti u shpreh se në Shqipëri ndodh shpesh që t’i ngatërrojnë emrin, dhe arsyeja është se:

Emrin Ylli nuk ma kanë vendosur kurrë. Unë e kam Yll, vetëm Yll pa ‘i’. Gjithmonë në Shqipëri e thoni Ylli Limani. Gjithë kohën më keni prezantuar gabim. Edhe kur shkoj në ndonjë event e shikoj nga pas aty Ylli Limani dhe them gjithmonë është Yll pa ‘i’.

Çfarë mendon se e dallon Yll Limanin nga artistët e tjerë?

Nuk e di, kam qenë gjithmonë ndoshta më specifik. Të gjithë njërëzit në stinën e vjeshtës dhe të shiut, të ftohtit e kanë lidhur me Yllin, me këngët e mia, me albumin. Nuk di të flas për veten në kuptimin e mirë të fjalës. Ndoshta tekstet, ndoshta ngjyra e zërit që është meritë e Zotit nuk është e imja. Unë vetëm kam ditur ta përdor mendoj. Është meritë edhe e prindërve të mi.

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277