INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emri i Maqedonisë, Kuvendi miraton ndryshimet kushtetuese: Ndryshon emri, hapet rruga për BE dhe NATO [FOTO]

Emri i Maqedonisë, Kuvendi miraton ndryshimet kushtetuese: Ndryshon emri, hapet rruga për BE dhe NATO [FOTO]

Publikuar më: 23:13 19-10-2018

Në Maqedoni është miratuar nisma për ndryshimet kushtetuese, që i hapin rrugë kështu ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, e po ashtu edhe rrugën drejt integrimit euroatlantik të fqinjit tonë.

Votimi ishte programuar për t’u zhvilluar gjatë drekës, për t’u shtyrë për në orën 21 dhe për të nisur rreth një orë më vonë. Në fillim të seancës, deputetet e VMRO-së kërkuan që të votohej në mënyrë të fshehtë.

Në Kuvend votuan pro 80 deputetë, sa 2/3-tat e nevojshme për ndryshime kushtetuese, siç raportojnë mediat fqinje. Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar, deputetët e opozitës morën pjesë, edhe pse kishin theksuar më herët se seanca konsiderohej e përfunduar.

MQS.png

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828