INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emrat e këtyre fëmijëve shqiptarë tërheqin vëmëndjen e mediave botërore [FOTO]

Emrat e këtyre fëmijëve shqiptarë tërheqin vëmëndjen e mediave botërore [FOTO]

Publikuar më: 15:27 30-09-2017

Tek fëmijët shqiptarë mund të vëmë re një larmishmëri emrash.

Por shqiptari nga Kosova, tifoz i flaktë i “Arsenal” ka  bërë mediat e huaja të flasin për të. Astrit Dervishaj u përfol për faktin se djalit të tij të porsalindur i ka vënë emrin “Arsenal”.

Por jo vetëm kaq. Teksa ka folur për “Goal” Dervishaj zbuloji se edhe vajzën e tij 3 vjeçare, e ka quajtur Arsena, i cili është versioni femëror i Arsenal.

Astriti dhe bashkëshortja e tij Albulena nuk kanë patur asnjë debat mbi vendosjen e këtyre emrave për fëmijët e tyre pasi mendojnë se janë emra unikë.

Astriti është një fans i Arsenalit që prej 20 vitesh dhe nëse do të bëjë sërish fëmijë, me siguri do t’i vendosin një emër që ka lidhje me skuadrën e Arsenalit.

Arsenal-Plans-Mosque-Outside-Emirates-Stadium.jpg

 

arsenal-1300x1100.png

Article Logic
Execution time: 0.0039660930633545