INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emma Watson bëri ndërthurjen më të bukur mes filmit dhe veshjes së saj në tapetin e kuq [FOTO]

Emma Watson bëri ndërthurjen më të bukur mes filmit dhe veshjes së saj në tapetin e kuq [FOTO]

Publikuar më: 11:59 03-03-2017

Emma Watson bëri pak pushim nga fustanet e princeshave dhe zgjodhi një kostum tepër elegant për tapetin e kuq.

Aktorja veshi një jumpsuit të zi nga Oscar de la Renta të marrë direkt nga pasarela e koleksionit Vjeshtë 2017, për t’u prezantuar në premierën e “Beauty and the Beast” në Los Anxheles. Edhe pse kjo veshje tepër chic e saj mund të mos jetë si fustanet e filmit, ka një detaj mjaft interesant që lidhet së tepërmi me të. E kemi fjalën për lulen, që është një lloj homazhi kushtuar trëndafilit të kuq, një prej simboleve më domethënëse të përrallës.

gallery-1488511774-gettyimages-647300234.jpg

gallery-1488513447-elle-nyfw-fw17-collections-oscar-de-la-renta-02-courtesy-oscar-de-la-renta.jpg

 

Flokët e saj ishin kapur nga disa aksesorë me motiv botanik dhe ngjyrë ari, kurse grimi i syve ishte si ato të një maceje (cat eye) për një look sa më eksperimental.

gallery-1488511486-gettyimages-647300254.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037600994110107