INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emigrantët shqiptarë të katërtit në Itali si sipërmarrës

Emigrantët shqiptarë të katërtit në Itali si sipërmarrës

Publikuar më: 13:25 04-07-2017

Shqiptaret duket se e kane më te lehtë të hapin një biznes në Itali se sa në vendin e tyre. Sipas statistikave të fundit të publikuara nga bashkimi i dhomave të tregtisë në Itali, numri i bizneseve që emigrantët shqiptarë kanë hapur atje është sa ¼ e totalit të bizneseve që janë hapur në Shqipëri.
E thëne ndryshe në 1000 emigrantë 70 kanë ndërmarrjen e tyre. Ndërkohe ne Shqipëri ky raport është 43 për 1000 banorë.
Shqiptarët renditen të 4 nga komunitetet që jetojnë në Itali për nga numri i sipërmarrjeve të themeluara atje, ndërkohë që shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh në vend, pas atij rumun.
Kryesisht emigrantët në Itali janë të fokusuar të merren me tregti dhe ndërtim.
E siç e tregojnë dhe të dhënat shteti fqinj rezulton të jetë më mikpritës për bizneset me pronësi shqiptare se sa vetë Shqipëria.

Article Logic
Execution time: 0.0034701824188232