INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
EMIEW3, makineria më inteligjente e realizuar deri tani, ja çfarë është i aftë të bëj [VIDEO]

EMIEW3, makineria më inteligjente e realizuar deri tani, ja çfarë është i aftë të bëj [VIDEO]

Publikuar më: 12:30 02-06-2017

Pa dyshim të udhëtuarit në vende të reja është një nga gjerat që të gjithë mezi presin ta realizojnë. Por ndërmarrja e këtyre aventurave ka dhe riskun e vet, pasi mund të ndodhë që të humbësh mes një grumbulli të madh njerëzisht ku nuk di as gjuhën e vendit ku ke shkuar.
Për të gjithë ata që i kanë kaluar këto makthe, shkenca ka bërë zgjidhjen e saj.
Ky që shihni është EMIEË3, roboti i fundit që është shpikur dhe është ndër makineritë më inteligjente që është realizuar deri tani.
Roboti EMIEË3 është dizenjuar për t'iu ardhur në ndihmë të gjithë personave që humbasin apo iu shkaktohen probleme në aeroport. Ai është i aftë të komunikojë në disa gjuhë të ndryshme dhe të dallojë njerëzit që kanë gjendje ankthi apo që janë të mërzitur edhe në ambientet me shumë zhurmë dhe iu afrohen për ti ndihmuar.
Testimi i robotit po bëhet në aeroportin Haneda të Tokios dhe në disa qendra tregtare.
Ideuesit e robotit thonë që shumë shpejt ky robot do përdoret në ambientet e mëdha dhe shumë të populluara për t'iu ardhur në ndihmë njerëzve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033359527587891