INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elvana publikon këngën, ja për çfarë e kritikojnë komentuesit [FOTOVIDEO]

Elvana publikon këngën, ja për çfarë e kritikojnë komentuesit [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 12:13 15-06-2017

Dita e djeshme plotësoi edhe  puzel-in e fundit të projektit të shumëpritur nga Elvana Gjata.

Më në fund këngëtarja shuajti edhe kuriozitetin e të gjithëve duke sjellë klipin "Forever is over". Një projekt ky i gjithi në anglisht dhe një bashkëpunim me producentin  e njohur të Justin Bieber, Poo Bear dhe Dj e njohur David Guetta. Por përpos urimeve të shumta, kishte edhe kritika dhe mund të themi se këto të fundit nuk ishin të pakta. Fansat dhe ndjekësit e kanë kritikuar 30 vjeçaren për theksin në anglisht i cili sipas tyre lë shumë për të dëshiruar.

"Puno me theksin e anglishtes. Për mua është shumë e bezdisshme mënyra si e shqipton", shkruan dikush.

"Elvana qëndro në gjuhën shqipe, aty je më mirë. Në anglisht po e humb talentin ", i thotë dikush tjetër.

222.png

po2.png

 

kopj1.png

 

 

prova2.png

po3.png

Si duket Elvana duhet ta shohë edhe njëherë këtë çështjen  e theksit. /intv.al/ 

Article Logic
Execution time: 0.0039479732513428