INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elvana Gjata: Seksualitetin i'a kam lënë Çiljetës dhe Zajminës [VIDEO]

Elvana Gjata: Seksualitetin i'a kam lënë Çiljetës dhe Zajminës [VIDEO]

Publikuar më: 14:44 06-06-2017

E re, por me ide të qarta!

Ishte viti 2009-të kur Elvana Gjata bëntë të tilla deklarata mbi veten dhe koleget e saj. Më konkretisht bëhet fjalë për një video të postuar së fundmi në një nga profilet e fansave të këngëtares, ajo që na ngacmoi vëmendjen. Ndonëse shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë, dhe këtu nuk e kemi fjalën vetëm për pamjen e jashtme të Elvanës, disa fjalëve të saj ajo i ka qëndruar besnike. E pyetur rreth të qenit provokative në një intervistë për RTV21 Elvana u përgjigj atëherë se preferonte t'ia linte vajzave, Çiljetës dhe Zajminës, seksualitetin e fortë. Ndërkohë që veten e shihte më tepër tek të shfaqurit sensuale. Siç duket edhe tani, 8 vjet më vonë, Elvana Gjata vazhdon të ketë të njëjtin mendim, duke qenë se dukjet e saj publike sa vijnë e na surprizojnë më shumë, gjithmonë për mirë. Kryqëzojmë gishtat që projekti i parë muzikor i Elvanës në Amerikë të dalë brenda kësaj vere!

Article Logic
Execution time: 0.003493070602417