Vajzat po e marrin veten me të mira gjatë kësaj periudhe pushimesh.
Pas impenjimeve të lodhshme, njëra në fushën e muzikës dhe tjetra në atë të prindërimit si nënë e re, për vajzat është koha për pak ditë të merituara relaksi. Elvana Gjata dhe Emina Cunmulaj po shijojnë bukuritë e ishullit të bukur grek Mykonos dhe jo vetëm. Përveç tërheqjeve natyrore që ofron vendi ekzotik, ato po shijojnë edhe produktet e zhvilluara nga dora e njeriut. E kemi fjalën për shampanjën, pasi nuk ka mënyrë më të mirë si të relaksohesh në plazh përveçse me shampanjë. Duhet theksuar gjithashtu që vajzat duken vërtetë rrëzëllitëse, si gjithmonë.









13 Dec 2025 





