Bota e showbiz-it shqiptar nuk ka të ndalur pa drama!
Ditën e sotme, Elsa Lila rikujtoi një ngjarje që sipas saj ishte e padrejtë, duke theksuar se një person u bë i famshëm sërish, falë saj. Edhe pse nuk përmendi emra, të gjithë e dinë se po fliste për artisten e njohur Albina Kelmendi.
Teksa ishte e ftuar në “Mirëmbrëma Yje”, Elsa u ndal te raporti i vjetër me Albinën, duke e përmendur indirekt, por pa ia thënë emrin.
“Nuk e bëra skandalin, për të mos e bërë për herë të dytë akoma më të famshëm atë njeri që e bëra në vitin 2014 me duart e mia, me diturinë time dhe me artin tim. I njëjti person”.
Në fund, ajo dha një paralajmërim të fshehtë: “Të kenë pak kujdes nga gjykatat, sepse funksionojnë kur duan. Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë”.
Deklaratat e Elsës kanë hapur sërish debat në publik, duke rikthyer në vëmendje një nga garat më të komentuara të viteve të fundit.
Më herët, kur Albina konkurroi në Festivalin e Këngës, Elsa pretendoi se votat ishin vjedhur nga kjo e fundit. Megjithatë, ajo zgjodhi të mos e çonte çështjen në gjyq.
 
							 
							 
							 
							 
					 
											 
  
  
  
 







 24 Oct 2025
24 Oct 2025 





