INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eliza Hoxha infektohet me ‘Covid-19’: Duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me të…

Eliza Hoxha infektohet me ‘Covid-19’: Duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me të…

Publikuar më: 18:30 10-07-2020

Me anë të një statusi në ‘Facebook’, këngëtarja e njohur kosovare, Eliza Hoxha ka dhënë lajmin se është infektuar me ‘Covid-19’.

“Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv…

Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si:

Plogështi

Ethe

Temperaturë

Koll

Po ashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë…

Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosfoshmëri dhe mënyrë jetese.

Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkjetojmë me te.

#lajiduart

#vendosemaskën

#mbajedistancen

p.s. për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi.

?Sh’net!”, ka shkruar Hoxha krah postimit të fundit në rrjetet sociale.

Ndjekësit dhe miqtë e afërt i kanë uruar menjëherë shërim sa më të shpejtë dhe ta kalojë sa më lehtë këtë situatë. Kujtojmë se ditët e fundit rastet e infektuar me ‘Covid-19’ janë shtuar duke sjellë nevojën për t’i rikujtuar të gjithë që të kenë kujdes me higjenën e tyre.

0DE3FDA4-B10F-4797-9063-E5F78C53601B-300x377.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107