INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Elijona pranon krizën me Klodin, ai reagon menjëherë: Mos e sulmoni...

Elijona pranon krizën me Klodin, ai reagon menjëherë: Mos e sulmoni...

Publikuar më: 09:59 05-09-2026

Pas ditëve të shumta të aludimeve, Elijona ka vendosur të flasë hapur me ndjekësit për situatën në marrëdhënien e saj me Klodin. Përmes kanalit të saj, ajo pranoi se çifti po përballet me një periudhë të vështirë, duke kërkuar njëkohësisht mirëkuptim dhe qetësi nga publiku.

Elijona tha se, edhe pse çështjet e çiftit mbeten personale dhe nuk është e lehtë t’i ndash me mijëra ndjekës, e ndjeu të nevojshme të jepte një sqarim, pasi ndryshimet në marrëdhënien e tyre tashmë ishin vënë re.

Ajo pranoi se lidhja po kalon një “fazë pak më të rëndë”, por u kujdes të mos e paraqiste situatën si një histori me fajtor dhe viktimë. Sipas saj, çdo marrëdhënie përballet me vështirësi dhe në këtë rast bëhet fjalë për dy persona.

Në fund të deklaratës, Elijona pati edhe një kërkesë të drejtpërdrejtë për ndjekësit: “Be kind edhe me Klodin pls!”, duke treguar se nuk dëshiron që partneri i saj të përballet me sulme apo gjykime në rrjetet sociale.

Reagimi i Klodit nuk vonoi. Pak pas deklaratës së Elijonës, ai iu drejtua ndjekësve përmes X, duke e mbështetur publikisht dhe duke kërkuar që situata të mos kthehej në një valë sulmesh ndaj tij.

“Ju lutem, vlerësojeni Elin për sinqeritetin. Unë nuk jam zhdukur, jam ende online edhe 2 ditë. Ju lutem, mos filloni të sulmoni pa asnjë arsye”, shkroi Klodi.

Mesazhi i tij vjen edhe në një moment kur mungesa e tij e mundshme në rrjetet sociale mund të kishte shkaktuar interpretime të tjera. Vetëm një ditë më parë, Klodi kishte bërë me dije se do të qëndronte larg platformave sociale për rreth 10 ditë, për shkak të angazhimit në një projekt të ri pune.

Tashmë, të dy kanë zgjedhur të flasin, por pa zbuluar detaje të tjera rreth asaj që po ndodh mes tyre. Ajo që është e qartë është se çifti po kalon një periudhë delikate dhe, për momentin, mesazhi i tyre për ndjekësit është i njëjtë: më shumë mirëkuptim dhe më pak gjykim.