INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Elif' pozon me vajzat e saj binjake pas kaq shumë kohësh: 'Kur tre zemra rrahin bashkë ...' [FOTO]

'Elif' pozon me vajzat e saj binjake pas kaq shumë kohësh: 'Kur tre zemra rrahin bashkë ...' [FOTO]

Publikuar më: 19:25 23-09-2020

Aktorja turke Tuba Buyukustun është padyshim një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar dhe që u bë shumë e njohur me rolin e “Elifit” në serialin “Diamante dhe dashuri” dhe rolin e “Syhanit” në serialin “Xhesuri dhe e bukura”.

Në jetën reale aktorja është nënë e dy vajzave binjake, nga martesa me aktorin Onur Saylak.

Çifti janë ndarë, por vazhdojnë të kujdesen me shumë përkushtim për dy vajzat e tyre, Maya dhe Toprak.

Së fundmi Tuba ka postuar një foto me vajzat pas shumë kohësh që i mbante larg rrjeteve sociale.

“Kjo është dashuri e pastër. Kur tre zemra rrahin bashkë”-shkruan aktorja krah fotos ku shfaqet duke qeshur me të bijat të cilat janë rritur shumë dhe i janë bërë si shoqe.

25A664ED-9C22-46EF-9023-8598B5107E8B-300x243.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033140182495117