INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Elif' i jep fund lidhjes 3-vjeçare me producentin dhe ARSYEJA nuk është 1 vajzë, por 3! [FOTO]

'Elif' i jep fund lidhjes 3-vjeçare me producentin dhe ARSYEJA nuk është 1 vajzë, por 3! [FOTO]

Publikuar më: 19:32 19-05-2020

Jeta private e aktores së mirënjohur turke Tuba Buyukustun ka qenë në vëmendje të mediave ditët e fundit.

Tuba Buyukustun pas ndarjes nga bashkëshorti, prej tre vitesh ishte në një lidhje me producentin Umut Evirgen.

Mirëpo së fundmi mediat turke raportojnë se çifti i ka dhënë fund lidhjes pas 3 vitesh bashkë.

127f1d665eb477b2c9ed007ebd635f8f.jpg

Sipas tyre, shkak është bërë xhelozia e aktores pasi partneri i saj ka ftuar në shtëpi disa vajza.

Bëhet fjalë për prezantuesen turke Defne Samyeli dhe dy vajzat e saj.

Madje sipas mediave turke vajzat e prezantueses kanë publikuar foto nga shtëpia e partnerit të aktores.

Megjithatë këto mbeten vetëm spekulime për sa kohë Tuba Buyukustun dhe Umut Evirgen qëndrojnë në heshtje, ashtu siç kanë vepruar deri tani.

Dyshja kanë preferuar gjithmonë të mos i komentojnë lajmet lidhur me ta dhe nuk dihet nëse do të reagojnë këtë herë.

abzomGv_460s.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036461353302002