INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elgit Doda i ‘’nxehur’’ me Klea Hutën përpiqet t’i japë një leksion në studio, komenti i Turjan Hyskos është epik: ‘’Po bën kot...’’[VIDEO]

Elgit Doda i ‘’nxehur’’ me Klea Hutën përpiqet t’i japë një leksion në studio, komenti i Turjan Hyskos është epik: ‘’Po bën kot...’’[VIDEO]

Publikuar më: 21:53 21-03-2019

Përveç se çift në jetën private Klea Huta dhe Elgit Doda janë të tillë edhe në jetën profesionale.

Një video e publikuar nga Klea në rrjete sociale ku shfaqet duke punuar në studio me partnerin e saj është me të vërtetë e këndshme.

Në video shihet tek Elgiti përpiqet t’i tregojë Kleas zgjatjen e notave, por duket se ajo po shkatërrohet së qeshuri me reagimet e Elgitit pa e pasur vëmendjen:

“Ndërkohë që punojmë”, shkruan moderatorja në videon e publikuar

Çifiti po punon për një projekt të ri, dhe duket se kanë filluar intensivisht provat, së bashku me problemet e veta:

“Për këtë po më thua? Unë thashë se nuk kapja dot notat”, shprehet Klea duke shtyrë partnerin.

Në një moment Elgiti e dërgon dorën tek fyti i Kleas për t’i demonstruar vokalin zanor që duhet të bëjë.

Kjo video e këndshme i ka befasuar ndjekësit e moderatores, mes të cilëve edhe Turjan Hyskon, i cili shkruan:

“Bën kot si profesor! Po të gjuan, e vdekme!”

Article Logic
Execution time: 0.0038578510284424