INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elgit Doda gati t’i japë leksione prindërimi këngëtarit të njohur shqiptar

Elgit Doda gati t’i japë leksione prindërimi këngëtarit të njohur shqiptar

Publikuar më: 10:28 18-06-2020

Elgit Doda dhe Klea Huta u bënë prindër të një djali disa ditë më parë. Moderatorja e dha vetë lajmin për ardhjen në jetë të vogëlushit dhe së fundmi e kemi parë të postojë herë pas here foto shumë të veçanta pranë tij.

Këtë herë është Elgiti që ka postuar në instagram një foto ku pozon bashkë me djalin të cilin e mban në duar teksa po e ushqen.

Ata kanë pozuar në një foto shumë të veçantë bardh e zi, e cila është pëlqyer shumë nga fansat dhe miqtë e Elgitit shprehen se i shkon shumë djali në duar.

“Na shkojnë çunat”, është përgjigjur Elgiti pas një komenti të këngëtarit tjetër Alban Kondi. Gjithashtu Doda është shprehur i gatshëm që t’i japë leksione prindërimi Kledi Bahitit, i cili brenda pak kohësh do të bëhet baba për herë të parë.

“10 me 11 përditë ke leksion”, i ka komentuar Elgiti-Kledit dhe ky i fundit i është përgjigjur me disa figura duke treguar se do të jetë diçka e lodhshme.

elgit.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040700435638428