INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eleni Foureira zgjidhet si përfaqësuesja e Qipros në Eurovision? Ja si qëndron e verteta

Eleni Foureira zgjidhet si përfaqësuesja e Qipros në Eurovision? Ja si qëndron e verteta

Publikuar më: 17:31 24-09-2020

Prej disa ditësh në media qarkullon lajmi se Eleni Fourerira do të përfaqësojë sërish Qipron në Eurovision. Thashethemet nisën pasi transmetuesi publik qipriot, RIK, propozoi zyrtarisht që artistja me origjinë shqiptare të prezantojë Qipron për herë të dytë në Eurovision.


Mirëpo pas këtyre lajmeve duket se nuk ka asgjë të vërtetë, sepse Eleni nuk e ka ndërmend që të marrë sërish pjesë këtë vit në festivalin europian. Gazetari grek Ginnis Poulopulos ka thënë në emisionin e sotëm të mëngjesit, “Eftychite” se Eleni nuk do të konkurrojë në “Eurovision 2021” dhe këtë gjë e ka zbuluar nga burime brenda labelit të artistes, Panik Records.


Sipas po të njëjtit burim, Eleni ka dëshirë të marrë sërish pjesë në festival, por kur të qetësohet situata nga koronavirusi dhe të rinisin shfaqjet e rregullta.

Kutojmë se Eleni Foureira përfaqësoi Qipron dy vite më parë në Eurovision me këngën “Fuego”, që u rendit e dyta në finalen e madhe.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035269260406494