INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eleni Foureira i çudit të gjithë shqiptarët me këtë detaj pas koncertit në Tiranë, por shihni ç'thotë për Erion Veliaj! [FOTO]

Eleni Foureira i çudit të gjithë shqiptarët me këtë detaj pas koncertit në Tiranë, por shihni ç'thotë për Erion Veliaj! [FOTO]

Publikuar më: 18:58 26-07-2018

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira elektrizoi mbrëmjen e djeshme sheshin “Skënderbej”. Qindra të rinj dhe të reja shijuan nga afër muzikën e saj, ku padyshim kënga e saj “Fuego” “ngriti” më tepër temperaturat në shesh.

Pas performancës së saj të gjithë po prisnin ndonjë postim apo falënderim në rrjetet sociale, por që nuk ndodhi deri pak minuta më parë, kur ajo publikoi një foto me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Paraditen e sotme Veliaj i dorëzoi Elenit 'çelësin e kyeqyetit' duke e falënderuar për ardhjen e saj në Tiranë dhe për atmosferën që i fali publikut. Eleni ka shpërndarë këtë foto në Instastory dhe përpara fansave grek ajo e ka falënderuar Veliajn për ndihmën që ka ofruar për tragjedinë e ndodhur në Athinë.

“Në takimin me kryebashkiakun e Tiranës, e ndjeva të nevojshme që ta falënderoja për ofrimin e zjarrfikëseve. Në këto ditë të vështira, të gjithë bëhemi një dhe ndihmojmë ata që janë në nevojë. Faleminderit për ndihmën”, ka shkruar Eleni në postimin e saj.

mend.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043