INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eleni dhuron paratë e koncertit për viktimat e Greqisë, Veliaj: Je frymëzim për të rinjtë

Eleni dhuron paratë e koncertit për viktimat e Greqisë, Veliaj: Je frymëzim për të rinjtë

Publikuar më: 16:33 27-07-2018

Pas performancës së shkëlqyer mbrëmjen e dy ditëve më parë në sheshin “Skënderbej”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti dje këngëtaren e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira. Pasi e falenderoi spektaklin që u ofroi qytetarëve të Tiranës me muzikën e saj, Veliaj i dorëzoi Elenit “Çelësin e Tiranës”, në shenjë mirënjohje për frymëzimin e shumë të rinjve shqiptarë.

“‘Çelësi i Tiranës’ është për njerëz shumë, shumë të veçantë, një mënyrë për të treguar se për miqtë tanë dyert e qytetit janë gjithmonë të hapura. Ti je pjesë e familjes tonë dhe ne jemi shumë krenarë për atë çka ti bën, jo vetëm si artiste e madhe, por njëkohësisht si njeri shumë i mirë”, tha Veliaj.

Këngëtarja Foureira u shpreh e lumtur për këtë vlerësim, ndërsa theksoi se ndihej krenare që ishte shqiptare. “Faleminderit shumë! Jam shumë e lumtur, pasi gjithmonë jam ndierë krenare për faktin e të qenit shqiptare dhe jam shumë e lumtur dhe krenare që ndihem kështu. Shumë faleminderit për këtë. Gjyshja ime që ndodhet tani në Vlorë, do ndihet shumë e lumtur! Edhe unë jam shumë e lumtur që ju kam bërë krenarë dhe gjithmonë do mundohem t'ju bëj ju (Shqipërinë), Greqinë dhe Qipron, të 3 vendet e mia, krenarë”, tha këngëtarja me origjinë shqiptare.

Ajo vlerësoi ndryshimin që ka pësuar Tirana, duke theksuar se i ka bërë shumë përshtypje bukuria dhe mikpritjen e kryeqytetit të shqiptarëve. “Faleminderit shumë Shqipëri. Është një vend ndryshe, Tirana është një qytet shumë i bukur. Përgëzime për çka keni bërë; njerëzit janë të mrekullueshëm. Jam tejet e impresionuar nga fakti se sa të mirë janë dhe me sa respekt të trajtojnë. Koncerti ishte i mrekullueshëm, turma ishte e jashtëzakonshme, ndaj sa herë që ju të më ftoni, unë do të jem këtu”, u shpreh Foureira.

Kryebashkiaku Veliaj shprehu edhe solidaritetin e Tiranës me popullin grek për fatkeqësinë që përfshiu Athinën me zjarret dhe informoi Elenin me vendimin më të fundit të Këshillit Bashkiak, për t’i ofruar ndihmë financiare për tejkalimin e situatës.

“Jemi shumë të lumtur sot që Këshilli Bashkiak miratoi një fond ndihme për vëllezërit e motrat tona në Greqi, sepse mendoj që është e rëndësishme që në kohë nevoje, zbulojmë se cilët janë miqtë tanë të vërtetë. Mendoj se Greqia dhe populli grek hapën dyert për ju, atëherë kur ti dhe familja jote kalonit kohë të vështira, ashtu si edhe unë, një 10-vjeçar, kalova në Greqi përmes maleve, ndaj kam një respekt të madh dhe mendoj se është mirë që të tregojmë në kohë krizash, pavarësisht se çfarë politika apo njerëzit civilë thonë, shumica kujdeset dhe duan njëri-tjetrin”, përfundoi Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0037040710449219