INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekzekutohet kreu i masakrës së Tokios, hodhi gaz sarin në metro

Ekzekutohet kreu i masakrës së Tokios, hodhi gaz sarin në metro

Publikuar më: 16:53 06-07-2018

Udhëheqësi i kultit japonez "Fundi i Botës", është ekzekutuar së bashku me gjashtë ndjekësit e tij, si organizues kryesor i sulmit të vitit 1995 në Tokio. Shoko Asahara, 63 vjeç, u var të premten, dy dekada pasi 13 vetë u vranë dhe më shumë se 6,000 u plagosën në incidentin më vdekjeprurës të Japonisë.

sulmi_me_sarine.jpg

Anëtarët e kultit Aum Shinrikyo, hodhën qese plot me sarin, në trenat e mbushur plot me njerëz, gjatë orëve ku kishte më shumë njerëz. Agjenti nervor shkaktoi vdekje të tmerrshme dhe plagosje që përhapën panik në masë, duke e shndërruar kryeqytetin japonez në një zonë lufte.

te_vrare_me_sarine.jpg

Pasagjerët dolën nga stacioni duke vjellë dhe me vështirësi të theksuar në frymëmarrje. Asahara u dënua me vdekje në vitin 2004 së bashku me pjesëtarët e kultit të tij, të cilët janë përgjegjës për vdekjen e 29 personave. Themeluar në vitin 1984, grupi tërhoqi mjaft të rinj, shumica e të cilëve ishin diplomuar në universitetet më të mira. Kulti kishte deklaruar rreth 10 000 anëtarë në Japoni dhe 30 000 në Rusi.

INFER.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038449764251709