Një sasi e vogël lënde eksplozive është gjetur e pashpërthyer pranë derës së një dyqani në pronësi të reperit Rigels Rajku, i njohur si Noizy. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit në Durrës.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorin apo autorët e përfshirë.
Ky nuk është incidenti i parë i tillë ndaj bizneseve të reperit. Në qershor 2022, një dyqan rrobash dhe një lokal i lidhur me Noizy-n u goditën me tritol, pa shkaktuar të lënduar.
Për ngjarjen e vitit 2022 vijojnë hetimet nga SPAK, ndërsa në kuadër të dosjes janë marrë në pyetje edhe Noizy, babai i tij dhe Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio Serbiano.
