INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eksploziv në një bankë, dyshohet se u vu për të vjedhur paratë…

Eksploziv në një bankë, dyshohet se u vu për të vjedhur paratë…

Publikuar më: 09:48 04-01-2019

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer gjatë natës në një bankomat të një prej bankave të nivelit të dytë në qytezën Ura Vajgurore.
Policia ende nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare për ngjarjen, por nga raportimet paraprake mësohet se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në qendër të qytetit, ndërsa po vijojnë hetimet për të mësuar detaje të mëtejshme, mbi autorët apo motivet e tyre.
Duke qenë se shpërthimi ka ndodhur pranë bankomatit, po shqyrtohen edhe kamerat e sigurisë së institucionit bankar.

Article Logic
Execution time: 0.0033001899719238