INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eksploziv lokalit tek ''Komuna e Parisit'', ja çfarë pikasin kamerat

Eksploziv lokalit tek ''Komuna e Parisit'', ja çfarë pikasin kamerat

Publikuar më: 10:31 26-07-2019

Një shpërthim ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e 'Komunës së Parisit' në Tiranë.

Lidhur me këtë ngjarje janë shoqëruar disa persona si dhe janë marrë në pyetje pronarët e lokalit ku u vendos eksplozivi. Dëshmitë e tyre do të ndihmojnë për të hedhur dritë mbi autorët e vendosjes së eksplozivit.

Policia informoi se një sasi e vogël eksplozivi shpërtheu në pjesën e derës së lokalit. Fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz vetëm dëme materiale.

"Në momentin e shpërthimit, kamerat e sigurisë por dhe të bizneseve përreth kanë pikasur një makinë tip Audi. Po hetohet nëse kjo ka lidhje me shpërthimin, shkruan Oranews. 

Mësohet se nga shpërthimi janë dëmtuar dy automjete që kanë qenë të parkuara aty afër si dhe xhamat e pallatit ku ndodhet lokali, kati i pari i këtij pallati

Nuk dihen arsyet  e kësaj ngjarjeje, por policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Një nga pistat e hetimit është motivi i pronësie por ende nuk është zyrtarizuar.

Article Logic
Execution time: 0.0030949115753174