INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekspertet tregojnë se cilët janë muajt kritikë për sherre e divorce në çift

Ekspertet tregojnë se cilët janë muajt kritikë për sherre e divorce në çift

Publikuar më: 11:06 13-12-2016

Në të mirë e në të keqe, derisa vdekja t’ju ndajë…ose jo!

Edhe pse Dhjetori dhe Janari janë dy muaj ku të gjithë mblidhen me familjen për të festuar, sipas një studimi të fundit këta janë muajt më problematikë. Dhjetori quhet ndryshe muaji i sherreve ndërkohë që Janari është ai i divorceve. Ndodh që nëse vendos të divorcohesh shanset janë se do ngelesh edhe më i varfër. Një kërkim i fundit vuri në pah se duhen të paktën pesë vjet për të rimarrë veten financiarisht. Atëherë çfarë duhet të bësh për të pasur një martesë të shëndetshme?

Të gjithë e dimë se komunikimi në çift është i rëndësishëm, por në këtë kohë festash është parësor. Stresi për të zgjedhur dhuratat e duhura, koha e tepërt që kaloni me partnerin apo ideja se do takoheni me vjehrrën dhe vjehrrin shtojnë edhe më shumë konfliktet në çift. Për këtë ekspertja australiane e lidhjejve martesore, Brigette Zonta, këshillon me patjetër komunikimin si çelësin e suksesit për të mbrojtur lidhjen tuaj. Mendoni që dhuratat më të shtrenja janë ato kur kaloni kohë bashkë duke bërë aktivitete të ndryshme dhe se takimi me familjarët është i përkohshëm. Nëse lodheni duke qënë bashkë gjithë kohën, organizoni ditën në mënyrë të tillë që të jenë të zënë me punë të ndryshme. Jemi të sigurt që mund të shpëtoni një sherr të mundshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0041689872741699